Vladica Brdarovksi do të jetë pjesë e Dritës, kampiones së Kosovës. Klubi nga Gjilani prej ditësh ishte futur në bisedime me mbrojtësin e djathtë, por ai kishte një akord me Partizanin dhe priste lajme në lidhje me zhbllokimin e merkatos.
CAS vendosi që për momentin të kuqtë nuk mund të marrin lojtarë dhe futbollisti nga Maqedonia e Veriut ka pranuar ofertën e Dritës, duke nënshkruar një kontratë 1+1.
“Brdarovski vishet bardh e kaltër. Njëri ndër lojtarët më të mirë të Vardarit sot vishet bardh e kaltër. Mbrojtësi i krahut të djathtë, Vladica Brdarovski, i lindur në Manastir të Maqedonisë së Veriut, sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar me kampionin.
Berda ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe kështu do ta përforcojë edhe më shume fazën e mbrojtjes! Berdarovski për më shumë se pesë vite ishte pjese e Vardarit.
Gjate kësaj periudhe arriti që të shpallej tre herë kampion dhe për shumë sezone barti shiritin e kapitenit, gjithashtu deri në vitin 2015 ishte edhe pjesë e kombëtares së Maqedonisë së Veriut”, shkruhet në njoftimin e Dritës. /abcnews.al