Aleanca për mbrotjejen e teatrit është kthyer në një strehë për mbledhjen dhe vendgrumbullim e ndihmave për të prekurit nga tërmeti. I ftuar në emisionin ABC –ja e mëngjesit Ervin Goci tha se pavarësisht deklaratave të kryeministrit, për plotësimin e nevojave të të prekurve, Goci theksoi se ka ende shumë nevojë për familjet në Bubq, Ishëm e Prezë. Sipas tij në Bubq janë mbi 100 shtëpi të pajetueshme.
“Ne i kemi shpërndarë kemi 3 kamionçina që janë për t’u shpërndarë. Nuk është e vërtetë që ndihmat janë plotësuar, por ka familje të patrajtuara. Ka ende familje në nevojë në Bubq, Ishëm, Pezë ka nevoja serioze. Në Bubq mbi 100 shtëpi të pajetueshme dhe nuk del në media. Është shumë serioze situata e Bubqit”.
Goci theksoi se shehsi i Teatrit u mbush plot me ndihma, pasi njerëzit besueshmërinë e kanë te njëri-tjetri dhe jo institucionet. Ai tha se deri më tani ishin mbi 4 mijë njerëz që ofruan ndihmë në dy ditë.
“Sheshi i teatrit u mbush plot. Fakti që u mblodhën aq shumë ndihma tregon që keni mbështetje. Unë pashë njerëz që kalonin para bashkisë dhe ata vinin te Teatri.
U përballua në mënyrë kapilare nga njerëzit, që u bazuan te baza materiale, dëshmi solidariteti janë mbi 4 mijë njerëz që ofruan ndihmë në dy ditë. Janë nisur 9-10 furgonë dhe janë dhe tre kamionçina.
Ka dhe një arsye tjetër që ne na mungojnë hapësirat publike në këto raste. Aty ka një shesh që mund të akomodohen.
Po studiojmë zonën ku ka nevojë jo me shpërndarje masive, por në ato vende ku kanë nevojë. Ka një solidarizim të jashtëzakonshëm. janë mbi 10 makina që na mbështesin. Njerëzit besueshmërinë e kanë te njëri tjetri, jo institucionet shteti jonë është i dobët”. /abcnews.al