“Goca e babit”, gruaja i nxjerr foton, Basha duke i lexuar librin e preferuar vajzës së vogël

schedule21:17 - 24 Janar, 2021

schedule 21:17 - 24 Janar, 2021

Mes angazhimit politik, që po shkon drejt kulmit, zgjedhjeve të 25 prillit, Lulzim Basha gjen kohë edhe për familjen dhe dy vajzat e tij.

Mbrëmjen e sotme, gruaja e liderit demokrat, Aurela ka postuar një foto, teksa Basha është duke i lexuar vajzës së vogël, Viktorias, librin e preferuar.

“Sonte në kohë për ti lexuar gocës librin e preferuar” shkruan Aurela ndër të tjera, ndërsa babë e bijë duken duke shijuar këtë moment. Çifti Basha ka dy vajza, Dafina, që është e madhja dhe Viktoria.