“Goc për shpi” është vlogu më i ri shqiptar, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim më herët në rrjetet sociale.
Ky vlog është krijuar nga dy vajza moskokëçarëse Xheni Hatillari dhe Enxhi Tepshi, të cilat të ftuara në ABC e Mëngjesit kanë ndarë sekretet e tyre.
Vajzat njihen së bashku prej 20 vitesh, pasi janë shoqe të ngushta dhe çdo temë që diskutojnë i lind spontanisht.
“Na ndihmon shumë aksesi që kemi. Në fillim kur nisa emisionin nuk e dija se çafrae thosha. Opo me kritikat që mora, fillova të kisha më shumë kujdes, pasi mesazhet që përçojmë janë shumë të rëndësishme”, tha ndër të tjera Enxhi.
Na ndjekin bashkë me familjen, na ndjekin çdo të premte në orën 8. Madje na dërgojnë edhe foto”, shtoi Xheni./abcnews.al