Sulmuesi argjentinas Lionel Messi kryeson listën e pretendentëve për çmimin e lojtarit më të mirë në botë “Topi i Artë” sipas portalit Goal.com.
Messi sezonin e kaluar shënoi 39 gola dhe bëri 25 asistime, fitoi me PSG-në në kampionatin francez dhe fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në Katar.
Sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland është i dyti në listën e pretendentëve me 56 gola, fitore në Champions League, kampionat dhe FA Cup.
Treshen e parë e mbylli sulmuesi francez i PSG-së, Kylian Mbappe, me 55 gola.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 30 tetor në Paris. Karim Benzema fitoi Topin e Artë vitin e kaluar. /G.D abcnews.al/