Kryetari Partisë Republikane u takua me Ambasadoren Glover the përfaqësuesit e ODIHR të cilët drejtojnë misionin për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Në përgjigje të kërjesës së zonjës Glover për tu njohur me situatën e zgjedhjeve në Shqipëri, z.Mediu theksoj se:
1.Për shkak të mungesës së vullnetit politik është ndërprerë dhe ka dështuar reforma zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit,ndonëse nga shumë faktorë politik dhe civilë janë propozuar në kohë për diskutim dhe vendimarrje drafte me rëndësi..
2.Njësimi i Partisë Socialiste me shtetin dhe përdorimi i shtetit dhe administratës publike për zgjedhje është flagrant duke ushtrar presion për të votuar mazhorancën, shoqëruar me tërheqjen e kartave të identitetit apo blerja e votës.
3.Përdorimi i aplikacionit ” aktivisti” është po ashtu në shkelje të ligjit si vazhfim i praktikës së “patronazhistit” denoncuar tashmë nga OSBE/ODIHR në zgjedgjete fundit.
4.Përdorimi abuziv i fondeve të buxhetit për fushatë elektorale për ngritje pagash apo penaionesh për qëllime elktorale.
5-Zhvendoaja e votuesve në qëndra të ndryshme përpara zgjedhjeve duke krijuar konfuzion tek votuesit.
6-Kontrolli mbi mediat dhe hapsirat publike për propogandimin e fushatës ku cdo hapsirë private publike është bllokuar nga pushteti.
7-Rritja gati dyfish i numrit të punonjësve në mënyrë abuzive në bashki dhe institucionet shtetërore për fushatë elektorale.
8- Pengimi me urdhër nga Ministritë përkatëse i pedagogëve dhe arsimtarëve për të kadndiduar për këshillat bashkiak në shkelje të kushtetutës.
Mediu i kërkoj Ambasadores Glover prezencë sa më të madhe të tyre në monitorim dhe me një përqendrim sa më të madh në zonat zgjedhore më problematike si ELBASANI,DURRËSI,TIRANA,SHKODRA etj.