GLOBSEC 2023/ Rama: Ka një hendek të madh mes shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, duhet të marrim diçka më shumë

schedule10:52 - 31 Maj, 2023

schedule 10:52 - 31 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet aktualisht në Bratislavë.

Në fillim, Rama foli në lidhje me mënyrën se si trajtohen shtetet që janë anëtare të Bashkimit dhe shtetet e Balllkanit Perëndimore për situata që janë të njëjta dhe këtë e bëri duke dhënë shifra.

Në fund Rama tha se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin diçka më shumë dhe marrëdhënia mes Ballkanit Perëndimor dhe BE duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore nëse nuk doni që Ballkani Perëndimor të kthehet sërish pas.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ndjehemi të privilegjuar që kemi hapësirën tonë në këtë konferencë globale.

Më lini të përmend disa të dhëna për të ndihmuar diskutimin dhe për të dhënë një përgjigje si duhet.

Më lini ta nis me atë që ndodhi në Evropë, në përgjigje të krizës së madhe që goditi Evropën dhe ne. Kjo shpjegon atë hendek të madh mes shteteve të Europës dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Përmes dy paketave shumë të mëdha 2 vite më parë, për shtetet anëtare dhe mbi 600 miliard, ndërsa për shtetet e Ballkanit Perëndimor dha 1 miliaard.

Së dyti, dhënia e granteve nga BE për shtetet anëtare në Evropën Juglindore do të jetë 11-fish më e madhe krahasuar me Ballkanin Perëndimor.

Së treti, fondet e IPAS, çka është ajo që marrin, janë 90% ndihmë teknike dhe 10% investime, ndërsa vendet e BE marrin mbi 90% investime dhe më pas 1 % ndihmë ekonomike.

Pika e fundit që dua të përmend me shifra është se fondet e dhëna nga buxheti i BE, midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE, janë 138 euro për qytetar në BP dhe 4570 euro për qytetarët e BE.

Kjo është situata ku gjendemi dhe kjo është arsyeja përse ne, mendojmë që kjo është problem jetë a vdekje për ne, ndaj biem dakord me atë që tha Ursula.

Negociatat do të kërkojnë kohë dhe normalisht nuk duhet nxituar, por duhet të marrim diçka më shumë dhe diçka duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore në marrëdhënien mes Ballkanit Perëndimor dhe BE nëse nuk duan Ballkanin Perëndimor të kthehet pas sërish. r.t/abcbews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!