Globe Soccer Awards, njihuni me futbollistët më të mirë të vitit

schedule21:52 - 29 Dhjetor, 2019

schedule 21:52 - 29 Dhjetor, 2019

Në Dubai, janë shpërndarë sot çmimet individuale të vitit për futbollistët më të mirë. Sot, u shpall lojtari më i mirë i vitit, talenti më i mirë i vitit, trajneri më i mirë dhe portieri më i mirë, si dhe shumë çmime të tjera individuale.

Këto katër çmime kryesore, i fituan Cristiano Ronaldo, Alisson, Joao Felix dhe Jurgen Klopp. CR7 u shpall futbollisti më i mirë i vitit, ndërsa Klopp trajneri më i mirë. Felix kishte konkurrencë të fortë për talentin më të mirë, por në fund ia doli të fitojë. Ndërsa Alisson Becker, kompletoi një vit 2019 fantastik./abcnews.al

Çmimet kryesore të Globe Soccer Awards:

Lojtari më i mirë i vitit – Cristiano Ronaldo
Portieri më i mirë i vitit – Alisson Becker
Trajneri më i mirë i vitit – Jurgen Klopp
Talenti më i mirë i vitit – Joao Felix