Gledis Nano takon drejtuesin e Prokurorisë në Elbasan: “Luftë” shtëpive të barit

schedule10:41 - 3 Mars, 2022

schedule 10:41 - 3 Mars, 2022

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë një vizitë ditën e djeshme në Prokurorinë e Elbasanit.

ABC mëson se Nano është takuar me drejtuesin e prokurorisë së Elbasanit Kreshnik Ajazi, ku temë diskutimi ka qenë hetimi për grupet kriminale në fushën e narkotikëve dhe çështjeve të tjera të krimit të organizuar.

Ndërkohë një fokus të veçantë i është dhënë luftës ndaj shtëpive të barit që është një fenomen që po përhapet në çdo qark në vendin tonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!