Prefekti i ri i qarkut të Elbasanit është Gledjan Llatja i cili zëvendësoi në këtë post Makism Malajn. Prezantimi u bë nga Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla. Në fjalën e marrë me këtë rast, Ministri Lleshaj tha se prefekti i ri do t’i japë një impuls të ri drejtimit të prefekturës së qarkut të Elbasanit dhe do të vazhdojë traditën e mirë nga paraardhësi i tij Maksim Malaj.
Ndërsa deputeti Taulant Balla tha se ai është përfaqësues i Kryeministrit në këtë territor dhe ka për detyrë të zgjidh në çdo kohë ankesat e qytetarëve dhe se përpara është një vit zgjedhor, ka shumë punë për të bërë. Gledian Llatja është nga qyteti i Elbasanit dhe ka eksperienca në disa ministri si ajo e Mbrojtjes dhe së fundmi i ai ka qenë drejtor kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës. /abcnews.al