Manchester United është përballur me një surprizë të tifozëve ditën e sotme. Pavarësisht se klubi kërkoi falje për tentativën e krijimit të European Super League, mbështetësit e “Djajve të kuq” janë ende të tërbuar.

Ata janë shfaqur në orën 09:00 të mëngjesit me mesazhet të qarta: “Glazers out” dhe “Vendosim NE ku ju luani”.
Tifozët janë futur në ambientet stërvitore dhe pas një bisede menaxherit dhe të tjerëve, ata u larguan. /abcnews.al


