Gjyste Vulaj është një nga këngëtaret ‘bomb’ të skenës shqiptare.
Ajo konsiderohet si një nga të parat që doli pa komplekse në skenë, duke zgjedhur veshje nga më seksi, pavarësisht tabuve të kohës.
Mirëpo, duket se Gjystja ‘nuk njeh’ moshë, pasi ajo vazhdon të jetë po aq e re sa shumë vite më parë.
Sot këngëtarja ka ditëlindjen dhe ka mbushur 43 vite. Nga pamjet e publikuara në Instagram, ajo ka organizuar një festë private.
“Është ditëlindja ime”, ka shkruar Vulaj, ndërkohë urimet e shumta nuk kanë munguar. /abcews.al
https://www.instagram.com/p/CCaxH56n-6S/

