Artisti dhe regjisori, Pavli Sallata ka bërë një rrëfim për karrierën e tij prej gjysmëshekulli në çadrën e cirkut. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, “Mjeshtri i madh” ka treguar si u bë pjesë e cirkut në momentin kur familja ishte në gjendje të vështirë ekonomike.
Sakaq, Pavli u shpreh se e ndërpreu rrugën e cirkut për 3 vite pasi shkoi në ushtri dhe kur u rikthye ishte shumë e vështirë, pasi njëkohësisht i duhet të bënte dhe shkollën e mesme, më pas të lartën me korrespodencë.
“Unë kam qenë në moshën 14 vjeçe dhe familja ka pasur probleme ekonomike. Edhe babai më fut në punë dhe ime më bëhet shkak të bëhem pjesë. Ka qenë 1965 kur unë kam hyrë si amator dhe kam vazhduar karrierën time në cirk. Më pas, vazhdova ushtrinë dhe e lash për tre vjet, kur rihyra e pata shumë të vështirë të ambientohesha sërish në cirk. Që në atë moment fillon karriera ime, unë isha me 7 klasë, por isha i pjekur se ushtria ishte shkollë. Vazhdova dhe profesionin dhe shkollën njëherazi. Në ’78 mbarova shkollën e lartë për edukimin fizik, e bëra me korrespodencë, jepja provimet dhe kthehesha prapë. Karriera ime nuk njeh të ndaluar”, u shpreh artisti i njohur./abcnews.al