E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic, është e paqartë. Gjiganti suedez u transferua vetëm në janar te Milani, pas një aventure në Amerikë me fanellën e LA Galaxy.
Ibra nuk mund të qëndronte larg Europës dhe zgjodhi t’i bashkohej Milanit në janar, por kur nuk kanë kaluar as 6 muaj, duket se do të largohet. Për të rinovuar, ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët, ndërsa suedezi ka bërë një postim me plot nënkuptime sot.
“Gjysmë Zot, gjysmë djall”, shkroi Zlatan në profilin e tij zyrtar në Twitter, ndërsa poshtë ishin dy foto të bashkuar: Një foto e Ibrahimovic, si dhe një foto e aktorit kryesor te filmi shumë i famshëm, “Joker”. Mesazhi? Vështirë për t’u transkriptuar…/abcnews.al
Half God Half Devil pic.twitter.com/nMc9bQvNUn
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) May 18, 2020