Gjysmë shekulli më vonë, u zbulua përdhunimi dhe mbytja e një 9-vjeçareje në SHBA

schedule11:53 - 19 Shtator, 2023

schedule 11:53 - 19 Shtator, 2023

Një ngjarje e rëndë është zbardhur pas 50 vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 9 vjeçare në vitin 1972 është përdhunuar dhe më pas mbytur.

Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak metra larg shtëpisë së saj në Gjeorgji.  Në media thuhet se në vitin 1972, 9-vjeçarja Debbie Lynn Randall po ecte në shtëpi kur një i huaj e kapi nga rruga, e përdhunoi dhe e mbyti.

Trupi i nxënëses së klasës së tretë u gjet 16 ditë më vonë, por pyetja se kush e vrau mbeti mister për më shumë se gjysmë shekulli. Autoritetet ishin në gjendje të identifikonin vrasësin me ndihmën e ADN-së nga një fije floku e të dyshuarit dhe një copë leckë nga rrobat që studentja kishte veshur në momentin e vrasjes së saj.

Një analizë e tetorit 2001 e flokëve i lejoi hetuesit të përjashtonin disa të dyshuar të mundshëm, ndërsa një analizë e majit 2015 e leckës filloi të “bashkonte” profilin e të dyshuarit. Autori u identifikua në një analizë më të re në vitin 2022 si 24-vjeçari William Rose, por ai kishte kryer vetëvrasje në vitin 1974, dy vjet pas vrasjes dhe nuk kishte hyrë kurrë në kuadër të hetimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!