Violinisti Roland Xhoxhi ka bërë një rrëfim të rrallë në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News. Ai ndër të tjera ka ndarë dhe ‘sekretin’ e ruajtjes së rinisë pavarësisht viteve që ikin.
Xhoxhi zbuloi se çdo ditë ndjekë rutinën e një nxënësi me disiplinën dhe rregullat e tij, edhe në këtë mënyrë mbetet gjithmonë i ri.
Sakaq, violinisti theksoi se se instrumenti të jep një zhvillim të gjithanshëm të gjithë qenies, pasi të bën të ndjehesh mirë jo vetëm mendërisht, por dhe fizikisht.
“Çdo gjë që ka një vazhdimësi, është çelësi kyç për vazhdimësinë dhe për të krijuar një karrierë të ardhshme. Në rast se krijon një sistematizëm, një disiplinë të cilën instrumenti e ka të pandalshëm, nuk mundet të ecësh përpara, por në rast se ti e ke zgjidhur këtë me koshiencë të plotë të personalitetit tënd dhe mosha nuk është problem. Madje, nuk ndjehet fare. Unë e them me një far këshille me të tjerët, që duke u marr me instrumentin ndjehesh jo vetëm më mirë mendërisht, por dhe fizikisht ndjehesh më mirë për shkak se instrumenti të jep një zhvillim të gjithanshëm të gjithë qënies dhe të mban pothuajse në një moshë të re. Është një fenomen i tillë.
Një profesor në moshën time e pyesin, si shpjegohet që jeni kaq në formë. ‘Unë bëj detyrën e një nxënësi. Çdo ditë çohem, bëj studimin, bëj ushtrimet e gishtave, pjesët. Bëj çdo ditë të njëjtën detyrë që bën një nxënës’. Ky është dhe regjimi im”, rrëfeu Xhoxhi./abcnews.al