“Kur të gjithë festonin vitin e ri, unë udhëtoja për të gjetur letër për gazetën.”
Një i ri i panjohur nga një qytet i vogël si Rroskoveci,ishte Thoma Goga kur botoi esenë e parë. Për 50 vjet, shkrimet e tij u botuan ne dhjetëra gazeta dhe vazhdojne ende sot.
Një jetë mesredaksive dhe terrenit. Ngjarje, episode dhe histori të panumërta të gjitha të shkruara me paanësi, qëpërtej kriterit profesional, duket se është edhe virtyt personal.
Në këtë rrëfim, Thoma Goga zbulon edhe sekretin e profesionalizmit që e karakterizon. Të njihesh me lajmin deri në detaje përparase t’ia thuash publikut
Ishte një kohë kur kornizat politike të regjimit vendoseshin në cdo shkrim dhe artikull por nga ana tjetër përmbajtja dhe vetëlajmi kishin ndikim të fuqishëm.
Kalimi nga sistemi monist në atë demokratik, e gjeti Thomain në kulmin e karrierës së tij. Një kohë tjeter ku fjala tanimë,vlerësohej direktnga publiku. Një marrëdhlnie e re mes lexuesit dhe gazetarit qe e bën këtë të fundit më pak të ftohtë nga cfarë profesioni sygjeron, aq sa te përlotet kur rrwfen historinë
“Fjala jonë” ishte e para gazetë e pavarur në Fier. Muzeu i Fierit ruan një nga të paktat kopje që kanë mbetur.
Gazeta u botua në një kohë kur sigurimi i bazës materiale ishte një mision më vete, shpeshherë pamundur
Veshtirësitë e profesioniti ka kthyer në avantazhe. Kështu mungesa e mjeteve të transportit, bëhej shkak për shkrimin e një reportazhi.
I diplomuar për gjuhë letërsi Thoma Goga ka punuar si gazetar terreni, redaktor dhe kryeredaktor në shtypin e shkruar prej 50 vitesh. /abcnews.al