Gjysmë dhi dhe gjysmë njeri, gjendet statuja 1700-vjeçare në Stamboll

schedule15:36 - 20 Qershor, 2023

schedule 15:36 - 20 Qershor, 2023

Gjatë një gërmimi të fundit në Parkun Arkeologjik Saraçen në Stamboll, arkeologët gjetën një objekt fantastik, një statujë të perëndisë greke Pan, që besohet të jetë rreth 1700 vjeç.

Statuja është 20 centimetra e lartë dhe 18 centimetra e gjerë, dhe besohet se i përket periudhës së Perandorisë Romake. Ajo u gjet në një thellësi prej 260 centimetrash dhe i mungojnë krahu i majtë dhe pjesët e poshtme të trupit.

Pan ishte një figurë e shquar në mitologjinë greke, ai konsiderohej zot i fshatrave, barinjve dhe satirëve, ai kishte një pamje karakteristike sepse paraqitej si gjysmë dhi dhe gjysmë njeri. Pamja e tij ngjallte një ndjenjë frike dhe ankthi te njerëzit.

Statuja u mor nga Drejtoria e Muzeumeve Arkeologjike të Stambollit dhe u ruajt në magazinë e saj, ku do të presë analiza të mëtejshme.

Rrënojat ku u gjet statuja i përkasin kishës së Shën Polyeuktit të shekullit të gjashtë, e cila dikur ishte një nga ndërtesat më të rëndësishme të Kostandinopojës përpara se turqit të pushtonin qytetin në 1453. Kisha u ndërtua midis viteve 524 dhe 527, ishte dekoruar në mënyrë të pasur dhe përmbante struktura mahnitëse arkitekturore.

Statuja do të analizohet në detaje për të përcaktuar periudhën e saktë nga e cila e ka origjinën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!