Gjysma e rasteve me Covid në Greqi të importuara, ashpërsohen masat në pikat kufitare me Shqipërinë

schedule18:51 - 22 Korrik, 2020

schedule 18:51 - 22 Korrik, 2020

Shqiptarët nga kjo e mërkurë do të udhëtojnë drejt Greqisë duke ju nënshtruar masave më të rrepta për shkak se nga 866 teste që ju janë kryer personave që kanë hyrë nga Kakavija 8 kanë rezultuar pozitivë me COVID.

Ata do të kalojnë vetëm në dy pikat doganore Kakavijë dhe Kapshticë por duhet të plotësojnë më parë një formular elektronik.

Kështu mund të gjurmohen personat e infektuar dhe kontaktet e tyre.

Shumë nga shqiptarët nuk kanë qenë në dijeni për kriteret e reja dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Greqi për disa orë.

Ky kriter do të jetë në fuqi të paktën për 2 javë.

Kjo ishte situata në pikën doganore të Kakavijës mëngjesin e së mërkurës.

“Kemi që në 12 të natës këtu nuk kishim informacion që do bllokohej kufiri”, thotë një prej qytetarëve.

Me fëmijë të vegjël qindra shqiptarë kanë qëndruar për gjatë gjithë natës me shpresën se do të kalojnë në tokën greke.

Shtetasit shqiptarë kanë pritur më shumë se 12 orë në këtë pikë duke ju vështirësuar kalimi drejt Greqisë.

Vendimi i qeverisë greke vjen dhe për një shkak tjetër pasi të huaj përfshirë dhe shqiptarë pasi kanë rezultuar me Covid pas testit nuk kanë dhënë adresën e sakët dhe ka qenë e vështirë për ti njoftuar dhe izoluar.

Në Greqi gjatë korrikut e deri më tani janë regjistruar 613 raste të konfirmuara me Covid dhe me gjysma e tyre janë “të importuara” nga persona që kanë hyrë nga jashtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!