Gjysma e popullsisë së Kharkiv ikën, të moshuarit që ngelën pas probleme me furnizimin me ushqim

schedule10:21 - 25 Mars, 2022

schedule 10:21 - 25 Mars, 2022

Rreth gjysma e popullsisë së qytetit lindor të Kharkiv është larguar nga vendi për shkak të pushtimit dhe sulmeve të herëpashershme ruse prej një muaji. Mediat e huaja bëjnë me dije se ato që kanë qëndruar në qytet tashmë po përballen me mungesë të ushqimeve.

Një ditë ma parë në një pallat u krijua një linjë teksa fqinjët prisnin ndihmën e Kryqit të Kuq.

Midis atyre që qëndruan, ka njerëz që mund të ecin vetë, por shumë që nuk mund të ecin, të moshuar”, tha Hanna Spitsyna, e cila shpërndau ushqimin nën zhurmën e shpërthimeve pas saj.

Kharkiv ka qenë nën rrethim nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit, me bombardime të pamëshirshme që i kanë detyruar njerëzit të flenë në stacionet e metrosë dhe në bodrume.

Ndërkohë qeveria e Ukrainës ka bërë me dije se ka pasur bombardime ndaj një grupi njerëzish që prisnin ndihmë diku tjetër në qytet ku si pasojë 6 persona humbën jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!