Gjysma e popullsisë mbi 16 vjeç në vend, e vaksinuar me të dyja dozat

schedule15:28 - 8 Shkurt, 2022

schedule 15:28 - 8 Shkurt, 2022

Nga Ajgena Korbi

Dy dozat anti Covid në rreth një vit nga nisja e  fushatës së vaksinimit në Shqipëri i ka marrë gjysma e popullsisë mbi 16 vjeç ndërsa me një dozë është vaksinuar 56% e saj. Pas një fluksi të  shtuar në fillim të janarit ku  kryheshin deri rreth 12 mijë injeksione në ditë aktualisht numri i tyre ka zbritur në 4 deri 5 mijë.

Por cilat janë qytetet që kanë mbulesën më të lartë dhe më të ulët vaksinale në vend?

“Kemi një sërë qytetesh që kanë arritur një mbulesë mbi 50 për qind të popullatës së tyre, Tirana,  Gjirokastra, Fieri, Berati, Tropoja, Mirdita…”

Iria Preza nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se moshat mbi 60 vjeç vijojnë të qëndrojnë në krye për mbulesën vaksinale.  Mes të rinjve ka një rritje të lehtë, por sërish shifrat mbeten të ulëta.

Ndërsa dozën e tretë anti Covid e ka marrë rreth 9% e popullsisë mbi 16 vjeç. Kryesisht janë të moshuar dhe personel shëndetësor.  Aktualisht  doza përforcuese merret gjashtë muaj pas të dytës, por Komiteti Teknik Ekspertëve të Shëndetësisë po vlerëson kryerjen e saj para këtij afati. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!