Gjysma e personave me Covid ndodhen në Tiranë, epidemiologu tregon zonat më të prekura

schedule15:58 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 15:58 - 16 Dhjetor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Covid ka shtuar të prekurit mes 15 – 25 vjeçarëve.  Një pjesë e tyre vërejnë mjekët po manifestojnë infeksionin me shenja  të një viroze dhe  pa e ditur po e përhapin atë tek më të moshuarit në familje.   Për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit autoritetet shëndetësore në Tiranë kanë nisur depistimet në gjimnaze dhe universitete.

Të infektuar po rezultojnë dhe mësues, por numri I tyre është më I ulët se vitin e shkuar shkollor.

Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të Covid 19 në vend.  Thuajse gjysma e të infektuarve ndodhen në kryeqytet. Epidemiologu Rexhep Muja tregon zonat me numrin më të lartë të të prekurve.

Pjesa më e madhe e të infekturave po kurohen në shtëpi ndërsa 31 prej tyre janë të shtruar në spitalet Covid. /abcnews.al