Gjyshja që nisi vrapin 80-vjeçe, shpallet kampione në atletikë: Tani eci më mirë, kam rënë nga pesha

schedule08:51 - 5 Korrik, 2024

schedule 08:51 - 5 Korrik, 2024

Halide Bektashi është gjyshja 80-vjeçare që i ka befasuar të gjithë. Ajo ka fituar në vitin 2021 medaljen e parë në Kampionatin Ballkanik të veteranëve në atletik.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Halideja ka treguar se ishte djali i saj, Rudin Bektashi, president i Shoqatës së Veteranëve Master, që e shtyu.

Ajo ka zbuluar se ka marrë pjesë dhe në kampionatin në Shkodër, ku fitoi vendin e dytë.

Mua ka shtyrë për të marrë pjesë në garat me moshat. Ai që më shtyu më shumë ishte djali im, sepse me vdekjen e burrit u mërzita. Megjithatë, më shtyu Rudini. Në fillim fare bëja ecje të lehtë, pastaj bëja vrap të shpejtë, për t’u stërvitur.

Në vitin 2021 fitova medalje në kampionatin në Korçë, sipas moshës.

Pastaj, shkova dhe në Shkodër për të garuar në garën 100 metër, atje fitova vendin e dytë, sepse atje ata ishin atletë, më të stërvitur.

Tani eci më mirë, kam rënë nga pesha. Tani eci në bulevard, shkova dhe në pistë, kur shikoja Luiza Gegën, më lindi dëshira edhe mua të stërvitesha me të”, tregoi Halideja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!