Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Greqi, ku një i ri i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lamia, ku një 24 vjeçar i cili jetonte me gjyshen e tij 93 vjeç ishte vetëvarur me rripin e pantallonave të tij.
Trupi i viktimës është gjetur nga gjyshja e tij e cila është shqetësuar se nipi nuk ishte ngritur në mëngjes dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e fqinjëve për të parë se çfarë ka ndodhur. Por fatkeqësisht në momentin që ato kanë hapur derën e dhomës së të riut kanë parë trupin e 23 vjeçarit të varur me rripin e pantallonave.
Ndërkohë gjyshja e viktimës ka konfirmuar se ai i kishte thënë si çdo natë natën e mirë dhe se shpesh herë qëndronte në dhomë vetëm pasi mësonte.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet që mund ta kenë çuar të riun të marrë një hap të tillë. e.su./abcnews.al