Krraba nuk kishte parë më shumë kamera e gazetare më shumë se në 13 gusht të vitit 2013, ku një ngjarje e rëndë kishte ndodhur në fshatin e Tiranës. Nazime Visha një vajzë minorene kishte vrarë babain e 5 fëmijëve me kallashnikov.
Drita, gjyshja e saj, e cila u kujdes për Nazimen në burg e më pas, na tregon si eci jeta e të mbesës pasi doli nga burgu.
Gjithashtu gjyshja e Nazimes rrëfen dhe mallin që ndjen për të bijën që ka 7 vite pa e parë dhe komunikuar me të pasi ajo është e martuar në derën e hasmit.
Fiqiriu ishte vëllai i dhëndrit të Dritës.
“Ata nuk e lejojnë tek njerëzit e vetë. Tek nënë e vetë dhe baba i vetë. Më mungon vajza. Ka tre çuna ajo. Shumë na mungon. U bë 7 vjet kështu, as telefon e asnjë gjë prej gjëje. Se si do të shkoje kjo punë”,thotë Drita, vajza e së cilës është e martuar më vëllain e Fiqiriut që vrau Nazimja.
E shkuara, pavarësisht vuajtjeve, është tejkaluar nga kjo familje e zbritur në Kërrabë nga Zall Bastari.
“Përkundrazi, nuk kam pasur një njeri që të më thotë që ju keni bërë shumë gabim. Sepse nuk i kishim faj kërrkujt. Ta mbash mikun në shtëpi me bukë e ujë dhe…nuk na e vlerësoi fare. Unë për vete vuajta 4 vjet. Zoti më ndihmoi. Ajo ishte e fëmijë atëherë. Nuk dinte ç’bënte. Nuk ishte ndonjë njeri i pjekur ”.
Gjyshja e Nazimes tregon se ato tashmë e kanë harruar si histori dhe se vajza tashmë ka krijuar familjen e saj në Bullgari.