Pas 2 vitesh lidhje, 22-vjeçarja Kylie Jenner dhe partneri i saj, Travis Scott, vendosën t’i japin fund marrëdhënies me njëri-tjetrin.
Megjithëse s’janë më bashkë, ata kanë premtuar se do të jenë prindër shembullorë të vogëlushes Stormi.
Për herë të parë për ndarjen e tyre ka folur gjyshja e Kylie-t, Esther.
Ajo ka treguar se i kishte ardhur keq për Kylie-n, ndërsa e kishte edhe një vërejtje për çiftin.
“Po më vinte keq për Kylie-n pas ndarjes nga i ati i vogëlushes. Por shumë shpejt, ajo i zbuti gjërat duke më thënë se ata do të jenë prindër të mirë për vajzën. Sikur donte të mbrohej.
Të rinjtë sot mendojnë se mund të jetojnë bashkë, mund të krijojnë një familje pa qenë e nevojshme të martohen. Epo, nuk funksionon kështu!”- u shpreh gjyshja e miliarderes./abcnews.al