Gjyshi kërkon nipërit që kanë mbetur në Siri: 23-24 është varri për mua! Më thanë do ikim në Tiranë

schedule14:12 - 27 Tetor, 2020

schedule 14:12 - 27 Tetor, 2020

Bashkëshorti i Hasije Shulit kërkon të kthehen në shtëpi nipërit dhe mbesat e tij të cilët prej 7 vitesh ndodhen në kampin Al-Hol në Siri. Ai tregon se kur u larguan në Siri në datat 23-24 Tetor, ai nuk ishte në dijeni se ku do të shkonin pasi atij i kishin thënë se do të udhëtonin drejt Tiranës.

I moshuari mban në duar fotot e mbesave ndërsa me zërin e dridhur i kërkon shtetit t’i kthejë fëmijët në shtëpi.

 

“Kam 7 vite që bën apel të kthehen nipërit dhe mbesat. Mua nuk më pyetën kur ikën. Na thanë se do shkonin në Tiranë. Pas dy muajve më merr djali në telefon dhe më thotë bëj çmos se nuk e dinim se si ishte këtu. 23-24 është varri për mua.

Më tha mbesa o baba erdhi dita të takohemi të rrimë bashkë. Kemi folur me kamer. Këto kemi. Tani kërkoj fëmijët të vijnë prej shtetit. Nuk i di as shteti, ku janë, jo unë. Faleminderit që po bëni këto përpjekje”, shprehet ai./mv. abcnews.al