Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Ritvan Zykaj, autorit të masakrës së Selenicës me 8 të vrarë. Seanca është shtyrë për shkak të mosformatimit të trupit gjykues.
Zykaj është sjellë në gjykatë nga forca e Policisë, por nuk është futur në sallë duke u larguar sërish pas disa minutash. Seanca e radhës është lenë më datë 4 Qershor.
I pranishëm në gjykatë ishte gjyshi edhe xhaxhai i Zykajt. Gjyshi i tij jashtë kamerave ka deklaruar se nipi duhet të marrë dënimin që meriton./ABC News Albania 24/7