Një fëmijë vetëm u dogj i gjallë në furrën e sobës nga gjyshërit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat të Rusisë. Viktoria Sagakalov e kishte lënë djalin e saj Maxim nën kujdesin e prindërve të saj. Kur ajo u kthye në shtëpi u tmerrua kur gjeti mbetjet e djaloshit në sobën e familjes. Sipas dëshmisë së një fqinji, gjyshi i vogëlushi kishte dalë dhe ishte pirë me vodka. Kur u kthye në shtëpi hodhi fëmijën në sobë.
“U kthye në shtëpi dhe ne e dëgjuam që shtynte fëmijën brenda sobës me dru. Kaq ishte”, tha Evgeniy Borgoyakov.
Autoritetet ruse pohuan faktin se gjyshërit ishin të dehur dhe dyshohet se vranë fëmijën. Ata po hetojnë për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes, por paraprakisht dyshojnë se ka qenë djegia për shkak të temperaturës së lartë. Nëna e vogëlushit që humbi jetën, Viktoria, është vetëm 20 vjeç. Ajo la një mesazh shumë prekës në mediat sociale për fëmijën e saj.
“U prehsh në paqe djali im i dashur. Dhimbja është shumë e madhe. Si do të përballem me të kur ti nuk je me mua? Nuk të përqafoj dot. Vetëm fotografia jote është këtu me mirësinë tënde. Shikoj atë dhe ti më qesh mua. Më mungon shumë djali im. Të lutem eja më shiko vetëm për një sekond. Më shiko në ëndrrat e mia. E di që po shikon gjithçka sepse po fluturon nga lart”, shkruan ajo.
Ngjarja ndodhi të martën, ndërsa dy gjyshërit janë arrestuar. Të afërm të familjes janë shprehur se ata kujdeseshin shpesh për të voglin. Megjithatë nëse akuzat ndaj tyre vërtetohen, ata rrezikojnë të dënohen me burg të përjetshëm./abcnews.al