Gjysëm finalja e dytë e Kampionatit Botëror, Kuka: Duhet një ‘mrekulli’ që të fitojë Maroku

schedule15:15 - 14 Dhjetor, 2022

schedule 15:15 - 14 Dhjetor, 2022

Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri gazetari sportiv Bledar Kuka bëri një parashikim mbi fituesin e gjysëm finales së dytë të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’. Sipas tij duhet një mrekulli për Marokun që të fitojë përballë Francës.

“Ne kemi një Francë që është një skuadër shumë inteligjente, me inteligjencën e madhe të këtij brezi, po korr frytet e një pune shumë të gjatë që Franca ka bërë me sportet kombëtare. Me ulje ngritje që nga vitet 1980-të, Franca synon titullin e tretë botëror”, u shpreh Bledar Kuka.

Kuka bëri një parashikim për rezultatin i cili sipas tij mund të jetë ose 1 me 0 për Francën, ose 3 me zero për Francën ose me penallti. Për gazetarin sportiv të ABC Bled Kuka ‘Franca është më afër’.
Sipas tij, për skuadra si Maroku, sa më shumë arrihet në nivele të tilla, aq më e vështirë bëhet për ta që të ecin përpara.

“Edhe mund t’ia dalin, por Franca ka treguar që ka një përvojë të mirë, janë gjërat që bëjnë skuadra të mëdha. Një skuadër e madhe e bën një gjë të tillë. Nëse më jepni një qendër sulmues, i krijon hapësirë sulmuesit tjetër, ka shumë alternativa, sa që e bën që Franca momentet më të vështira di ti zgjidhë”, shpreh Kuka.

Për gazetarin sportiv të ABC Bledar Kuka ‘luhet për titullin, luhet edhe për imazhin’.

“Maroku ka diçka që para se të ishte trajneri i sotëm, ishte një trajner boshnjak që ka krijuar një mbrojtje shumë të fortë dhe kundërsulm shumë i shpejtë. Shanset janë, por në momente të tilla duhet një mrekulli dhe fatin ta kenë me vete” u shpreh Kuka.

Ndërkohë që sipas gazetarit sportiv të ABC autoritetet franceze janë bërë gati për trazira, të paktën 2 mijë forca rendi franceze janë përgatitur për festimet apo zhgënjimet gjatë ndeshjes së sotme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!