Gjyqtarja shqiptare merr stemën e FIFA-s, lista e plotë

schedule17:30 - 9 Janar, 2020

schedule 17:30 - 9 Janar, 2020

FIFA ka publikuar emra e arbitrave ndërkombëtare për vitin 2020 dhe në listë është edhe një emër i ri nga Shqipëria. Anësorja Koleta Prenga është shtuar në listë, duke iu bashkuar anësores tjetër Erinda Kume.

Së bashku me Emanuela Rustën, dy vajzat bëjnë një treshe vajzash që mund të gjykojnë ndeshje ndërkombëtare. Sa i takon arbitrave meshkuj, nuk ka ndryshuar asgjë. Enea Jorgji vijon ta mbajë stemën, ashtu sikurse edhe Eldorian Hamiti dhe Juxhin Xhaja.

Ridiger Çokaj, i cili e mban stemën e FIFA-s prej vitit 2002, është sërish në listë. Anësorët e tjerë janë: Nertil Bregasi, Rejdi Avdo, Dojando Myftari, Denis Rexha dhe Ilir Tartari. /abcnews.al

Lista e arbitrave shqiptarë që mbajnë stemën e FIFA-s

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!