Gjykata ka rikthyer sot në detyrë 2 nga 7 efektivët e policisë që u pezulluan dhe iu ndalua dalja jashtë vendit në datën 7 shkurt.
Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha ka kthyer në detyrë dy prej policëve.
Muharrem Celami dhe Kadri Daci, janë dy prej policëve që u pezulluan nga detyra 4 ditë me parë me kërkesë të prokurorisë së Krujës.
Sot gjykata vendosi rikthimin në punë të dy policëve, ndërsa la në fuqi kërkesën e prokurorisë për 5 të tjerët, të cilët u pezulluan me vendim gjykatë.
Rikthehen në detyrë:
Muharrem Celami, ndihmës/specialist për Rendin
Kadri Daci ndihmës/specialist për Rendin
Të pezulluar:
Xhevair Babasi punonjës i Patrullës së Përgjithshme
Sabri Danaj ndihmës/specialist për Rendin
Nuri Sefa ndihmës/specialist për Rendin
Dervish Sana ndihmës/specialist për Rendin
Fatmir Beqaj punonjës i Patrullës së Përgjithshme.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pezulloi nga detyra dhe u ndaloi daljen jashtë vendit efektivëve të policisë së Krujës për disa akuza, mes të cilave favorizim të kultivimit të kanabisit, ndërtimeve pa leje, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, por edhe ngacmime seksuale të grave që shkonin në komisariat dhe denonconin burrat për dhunë./abcnews.al