Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin demokrat, Gazment Bardhin për shpifje.
Ishte gjyqtarja Flojera Davidhi e cila shpalli vendimin për Bardhin.
“Në fund, gjyqtarja Flojera Davidhi vendosi të shpallë të pafajshëm Gazment Bardhin ,pa bërë argumenta. Tani është moment procedural, në ditët në vijim do duhet që ky vendim të jetë i zbardhur dhe i argumentuar”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Bardhi ishte paditur për shpifje nga dhe ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj.
Gazment Bardhi pretendoi se në dosjen hetimore të Metamorfozës, janë zbardhur komunikime mes anëtarëve të grupit ku thuhet se emërimi i Sulës në krye te policisë së Shkodrës u bë nga grupet kriminale./abcnews.al