Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqtari mysliman emërohet në Gjykatën e Lartë të Izraelit

schedule17:19 - 21 Shkurt, 2022

schedule 17:19 - 21 Shkurt, 2022

Komisioni i Emërimeve në Drejtësi i Izraelit ka emëruar për herë të parë një gjyqtar mysliman në Gjykatën e Lartë, autoriteti më i lartë gjyqësor i vendit, njoftoi sot Ministria e Drejtësisë.

Gjykatësi Khaled Kaboub, 63 vjeç, nënkryetar i Gjykatës së Qarkut të Tel Avivit, është një nga katër gjyqtarët e rinj të emëruar në një panel prej nëntë anëtarësh.

Në të kaluarën, në Gjykatën e Lartë ka patur arabë të krishterë, por asnjëherë një musliman me mandate të plotë.

I vetmi musliman shërbeu përkohësisht në vitin 1999 në atë gjykatë.

Kaboub, me origjinë nga Jaffa, në Izraelin qendror, u nominua për këtë post në vitin 2017, por nuk u emërua.

Gjykata e Lartë izraelite, e cila thirret të vendosë për çështje që lidhen me shoqërinë izraelite, ekonominë apo konfliktin palestinezo-palestinez, kritikohet shpesh për vendimet e saj.

Ajo funksionon si një autoritet që gjykon përfundimisht çështjet penale dhe civile, dhe si garantuese kushtetutshmërisë së ligjeve dhe pajtueshmërisë së vendimeve të qeverisë me Kushtetutën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!