Juristja Brizida Gjikondi thotë se xhaxhai i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjqytarit Astrit Kalaja, është shtytësi kryesor ndaj krimit.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Gjikondi u shpreh se xhaxhai i autorit, Gjovalin Shkambi nuk mund të kërcënojë, duke deklaruar se kush do dënojë nipin e tij, do përballet me plumba.
Gjikondi shtoi se nuk mund të bëhet vetëgjyqësi, në një shtet të së drejtës.
“Të gjithë po merren me dedektorin, nuk merren me gjenezën e kësaj krize të rëndë. Asnjë pronë nuk vlen sa jeta e një njeriu, aq më tepër e një gjyqtari. Mendimi im është që kjo që ndodhi,m isha plasja e një plage që po ndodh në shoqërinë shqiptare. Ishte shumë e rëndë. Ne kemi kohë që stimulojmë korrupsionin, amistojmë kriminelët që merren me trafik droge, dhe stimulojmë sikur pasuria është gjithçka në këtë jetë. Vetë këta si familje kishin hapur gjyqin, e kishin në xhep edhe humbjen, edhe fitoren. Ky preteksti, më humbën shkresat, nuk justifikon vrasjen. Ky është një moment, shumë i rëndë për Shqipërinë. Duhet të shikojmë si funksionon ku shtet dhe kjo shoqëri. Është shumë e trishtueshme. Të vritet gjyqtari brenda sallës së gjyqit, bie sistemi i vlerave. Politikanët janë të parët që kanë zhbërë autoritetin e gjyqësorit. Vrasja nuk duhet të ekzistojë në një shtet që pret të anëtarësohet në BE. Ai djalë 30-vjeçar është koburja që ka qëlluar. Xhaxhai i tij ka pasur probleme edhe me ata që shisnin qiri në Kishën e Laçit. Nuk është vetëgjyqësia zgjidhje në një shtet të së drejtës. Duhet dënim shembullor për autorin, por edhe xhaxhait.”, theksoi ai./abcnews.al

