Gjyqtari i Apelit Tiranë, Artur Gaxha në vetting

schedule11:14 - 4 Shtator, 2020

schedule 11:14 - 4 Shtator, 2020

Gjyqtari i Apelit Tiranë, Artur Gaxha, këtë të premte ka dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për vetting.

Sipas ILDKP, deklarimi është i saktë dhe nuk ka konstatuar asnjë fshehje pasurie dhe konflikt interesash. Apartament 124,8 m2 blerë 1 milion lekë në bashkëpronësi me bashkëshorten, legalizuar në vitin 2011. Subjekti ka deklaruar se apartamenti ka qenë me qira prej tij nga viti 1998. Në 2004 kjo pasuri i është blerë babait të bashkëshortes së tij. Nga hetimi i KPK rezultoi se në janar 1998 babai i bashkëshortes ka blerë aparament 110 m2 në vlerën 2 milionë lekë. Në kontratën e qirasë së vitit 1999, apartamenti figuron i regjistruar dhe i dhënë me qira te Gaxha. Gaxha e ka blerë te vjehrri apartamentin.

Nga deklaratat vjetore rezulton se në deklarimin fillestar nuk përmendet ekzistenca e shtesës së pallatit. Në atë të vitit 2006 nuk është deklaruar aplikimi për legalizim. Në 2011 nuk është deklaruar regjistrimi i saj në hipotekë. Në lidhje me çmimin, për shkak të marrëdhënies baba-bijë dhe faktit që kishin paguar qira për disa vite, janë dakordësuar që vlera e shitjes të ishte 1 milion lekë.

Subjekti ka pasur burime të mjaftueshme. Apartament 180 m2 në Tiranë, blerë në 2015 në vlerën 200 mijë euro. Si burim pasurie, 120 mijë euro kredi. 40 mijë euro nga shitja e apartamentit në Golem. 1,5 milionë lekë nga shitja e autoveturës dhe kursime.

KPK shprehet se në 2010 nuk është deklaruar burimi i shumës 60 mijë euro përdorur si këst i parë për banesën. Kontrata e sipërmarrjes me kompaninë ndërtuese e nënshkruar në 2010, ndërsa kontrata e shitblerjes në 2015. U evidentua ndryshimi i planit të pagesave të pohuara në kontratën e sipërmarrjes. Kësti i parë 60 mijë euro më 5.10.2010; Kësti i dytë 120 mijë euro në shkurt 2011; Kësti i tretë 20 mijë euro brenda 2011. Sipas deklarimit, burimi i shitjes së apartamentit në Golem, makinës dhe kursimet./abcnews.al