TIRANË- Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja tronditi këtë hënë opinionin publik. Kalaja u qëllua me armë zjarri në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.
Analisti Frrok Çupi në një intervistë në “Tirana Live”, komentoi këtë krim të rëndë, duke theksuar se është një ngjarje e paprecedent dhe se është e rëndësishme që të rritet siguria në vend.
“Ngjarja e rëndë dhe paprecedente, duhet të rritet siguria. Ngjarja ka prapavijë dhe për mendimin është tek politika dhe reforma në drejtësi. Vetë drejtësia është përgjegjëse për këtë krim”, tha Çupi.
Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë, Elvis Shkëmbi është arrestuar nga policia. Gjithashtu të plagosur në këtë ngjarje mbetën edhe dy shtetas të tjerë, babë e bir.
Më herët, Policia zbardhi itinerarin e lëvizjeve të autori të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.
Sipas pamjeve, autori Elvis Shkëmbi ka qenë brenda në sallë në seancën gjyqësore që ka nisur rreth orës 14:00 dhe në përfundim gjyqtari ka qenë duke dhënë vendim në favor të të plagosurve, dhe jo të tij. Pas disa minutash, gjyqtari Kalaja ka dalë në korridor ku është qëlluar nga autori.
/abcnews.al/



