Gjyqi për shpifje i ish-kandidates për zëvëndëspresidente kundër New York Times vonohet pas testit të COVID-19

schedule02:42 - 25 Janar, 2022

schedule 02:42 - 25 Janar, 2022

Një padi për shpifje e ngritur nga ish-kandidatja për zëvëndëspresidente amerikane Sarah Palin kundër “The New York Times” është shtyrë pasi ajo rezultoi pozitive me Covid. Ajo akuzon gazetën për dëmtimin e reputacionit të saj në një editorial të vitit 2017 që e lidh atë me sulmin ndaj përfaqësueses amerikane Gabby Giffords në vitin 2011.

Testi i saj pozitiv u njoftua nga gjyqtari Jed Rakoff në Nju Jork të hënën. Gjykatësi tha se gjyqi tani do të fillojë më 3 shkurt raporton “BBC”. “Ajo sigurisht që është e pavaksinuar,” vuri në dukje gjykatësi më herët, duke iu referuar zonjës Palin.

Zonja Palin, një ish-guvernatore e Alaskës, paditi “The New York Times” në vitin 2017, duke thënë se ajo dëmtoi reputacionin e saj me një artikull opinioni të shkruar nga bordi i saj editorial, i cili thoshte se retorika e saj politike ndihmoi në nxitjen e të shtënave të vitit 2011 në Arizona.

Gazeta pranoi se formulimi fillestar i editorialit ishte me të meta dhe e korrigjoi shpejt atë. Zonja Giffords u qëllua në kokë dhe u plagos rëndë, por i mbijetoi sulmit. Gjashtë persona u vranë dhe 13 të tjerë u plagosën.

Zonja Palin kandidatja republikane për zëvendëspresidente e vitit 2008 së bashku me senatorin e Arizonës John McCain ka pasur Covid më parë. Në vitin 2016, ajo mbështeti ofertën e Donald Trump për të fituar nominimin e republikanëve për presidencën amerikane. / abcnews.al