Ish Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, kërkoi në Gjykatën e Posacme, që prova e paraqitur nga SPAK, për një faks me mbishkrimin “Për Shkëlzenin” të mos merrej parasyshë nga togat e zeza, ose të paktën sipas tij, të kryhet një ekspertizë kaligrafike për origjinalitetin e shkrimit.
Në seancën e kaluar, SPAK, solli në gjykatë këtë faks, që rezulton që është nisur nga Ministri I Drejtësisë në atë kohë Aldo Bumci, për në Ministrinë Mbrojtjes, ku mbi zarf kishte shënimin ‘Për Shkëlzenin’, djali i kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Mediu dhe Bumçi pretendojnë se ajo shkresë është një mashtrim.
Edhe rreth dy vite më parë, Shkëlzen Berisha, djali i sh-kryeministrit Sali Berishës, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Në dhjetor 2023, Shkëlzen Berisha, I ka mohuar komunikimet me ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe ish-ministrin e Drejtësisë Aldo Bumçi, duke thënë se ka pasur vetëm takime personale, por Faksi i Administruar nga SPAK si prove, pritet të nxjerrë të verëtetën.
Ndërkohë në gjyqin e Fatmir Mediut për cështjen e tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, është kërkuar që të thirret si dëshmitare edhe Anjola Agollin, ish-sekretare e Aldo Bumçit, i cili mbante postin e ministrit të Drejtësisë në vitin 2008 por deri në këtë fazë ajo nuk është gjetur.
Seanca e radhës u caktua, më 22 Janar, ku gjykata pritet të shprehet mbi kërkesat e bëra nga mbrojtja e Fatmir Mediut.
Spak dhe Gjykata e posacme rihapen procesin per Gerdecin, duke marre te pandehur Fatmir Mediun 13 vite pas ngjarjes, me iniciativën e familjes Durda, e cila humbi djalin e saj te mitur nga shperthimi tragjik ne fabriken e demontimit te municioneve./abcnews.al


