Gjyqi për prishjen e kontratës, Setien: Barça as një telefonatë s’ma ka bërë

schedule09:35 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 09:35 - 1 Dhjetor, 2020

Quique Setien u shkarkua nga Barcelona dhe do të duhet të gjejë një marrëveshjes për ndërprerjen e kontratës, ose do vijojë ta paguajë deri në përfundim të saj. Sigurisht që kjo nuk i leverdis, sidomos në këtë periudhë krize kur edhe lojtarët kanë hequr dorë nga premiot dhe kanë pranuar edhe ulje page.

Gjithsesi me Setien ende te Barcelona nuk e kanë vënë ujin në zjarr ta zgjidhin çështjen e kontratës. Tekniku ka kërkuar shlyerjen dhe së fundmi zbulon që as e kanë telefonuar për të biseduar në lidhje me kontratën.

“Nuk jam dëmshpërblyer dhe as kam marrë ndonjë ofertë nga Barcelona. Procedimi gjyqësor kundër klubit është kryer prej më shumë se një muaji, para se të mbaronte afati. Ata as nuk më kanë thirrur për të biseduar”, tregon Setien, i cili u pasua nga Ronald Koeman. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!