Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjyqi për ish-krerët e UÇK/ “Gjykata e Hagës, e delegjitimuar”, Hoxha: Afati për gjykim është shkelur!

schedule13:23 - 15 Shtator, 2025

schedule 13:23 - 15 Shtator, 2025

Këtë të hënë po mbahet gjyqi për ish-krerët e UCK në Hagë. Në gjyq po dëshmon zyrtari i lartë, James Rubin.

Në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, avokati Arbër Hoxha ka bërë një analizë juridike të procesit.

Gjatë intervistës, Hoxha u shpreh se Gjykata e Hagës, është e delegjitimuar, duke nënvizuar se për të justifikuar kohën e gjatë të paraburgimit kanë vendosur akuza sekondare.

“Që në gjenezë është një gjykatë e delegjitimuar. Që në ligjin se kush do të jetë objekti, do të jenë vetëm krimet e luftës, duke u vendosur në mënyrë të njëanshme, jo për agresorët. Ka një sërë shkeljesh procedurale dhe ligjore. Një pjesë dërrmuese e dëshmitarëve kanë ardhur nga pjesa e Serbisë. Kjo e delegjitimon të gjithë procesin”, tha ai.

Gjatë intervistës, Hoxha u shpreh se afati për gjykim është shkelur.

“Mbrojtësit e zotit Thaci e kanë treguar që janë në lartësinë e duhur. Besoj që zoti Thaci është në cilësinë e përfaqësuesit të UCK dhe jo në cilësinë e urdhër dhënësit. Por mbi të gjitha është një proces që është delegjitimuar që në krye të herës. Sot në bankën e të akuzuarve është e gjithë UCK, është i gjithë populli shqiptare brenda dhe jashtë territorit dhe gjithë liria që mban emrin UCK dhe sigurisht liria nuk mund të jetë në bankën e të akuzuarve”, nënvizoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!