Gjyqi në Hagë/ Avokatja e Krasniqit: Prokuroria mendon se UÇK ka qenë ushtri e organizuar, anashkalon mbështetjen e NATO-s

schedule10:21 - 5 Prill, 2023

schedule 10:21 - 5 Prill, 2023

 

Vazhdon sot dita e tretë e gjyqit në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas mbrojtjes ditën e djeshme të Thaçit, Veselit dhe Selimit, sot është radha e Jakup Krasniqit.

Në fjalën e saj avokatja e Krasniqit, Venkatesëari Alagendra tha Prokuroria e ka gabim duke pretenduar se se UÇK-ja ka qenë një ushtri i organizuar.

Po ashtu ajo tha se po anashkalohet mbështetja që NATO i dha UÇK-së, si një tjetër pikë nga shumë të tilla që “Specialja” nuk po vlerëson si duhet.

“Parashtron teori të pabazuar se UÇK-ja ishte më e organizuar se sa në fakt ishte. Është thjesht fantazi që injoron realitetin në terren. Prokuroria është bërë pjesë e propagandës ndaj UÇK-së.

Prokuroria anashkalon domethënien e mbështetjes së NATO-s në Kosovë. NATO u angazhua me UÇK-në nivele të ndryshme. Pa sulmet ajrore të NATO-s, forcat serbe nuk do të ishin larguar nga Kosova.

Në të njëjtën kohë prokuroria pretendon se kishte një plan të përbashkët kriminal, që ajo tha para dy ditësh, që ky plan nuk ishte sekret, kjo do të thotë që NATO mbështeti një ndërmarrje kriminale të njohur” tha avokatja.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!