Në një intervistë për mediat në Kosovë, Prosper tha se tani është koha që do të zbulohet e vërteta e Kosovës e vitit 1999.
“Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Jemi entuziast për sot, që do të na jep një shans që të kthehemi në realitet, do të kemi një shans që të tregojmë të vërtetën se çfarë me të vërtetë ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i ri ku ju mund të shihni prova të reja që do të tregohen që presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë”, tha avokati.
“Ne kemi qenë të suksesshëm dhe do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm”, tha ndër të tjera ai për Mujkun.

