Gjyqi ndaj Trump, gjykatësi pranon të ulë gjobën e ish-presidentit

schedule17:16 - 25 Mars, 2024

schedule 17:16 - 25 Mars, 2024

Gjykata e apelit në Nju Jork i ka dhënë një shans të dytë ish presidentit amerikan Donald Trump, duke pezulluar sekuestrimin e pronave të tij nëse ai paguan 175 milionë dollarë brenda 10 ditëve.

Vendimi i apelit erdhi pasi Trump nuk arriti të sigurojë gjobën prej 454 milionë dollarësh në çështjen civile, pasi avokatët e ish-presidentit Amerikan I kanë thënë gjykatës se është e pamundur të mblidhet shuma në një kohë kaq të shkurtër.

Nëse Trump nuk paguan shumën prej 175 milionë dollarësh brenda afatit të caktuar mund të sjellë për Donald Trump sekuestrimin e aseteve të tij me kërkesë nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut Letita James.

Një vendim që Trump ndërmori kësaj fundjave për të siguruar fondet e duhura për pagesën e gjobës ishte shitja e rrjetit të tij social “Truth Social” me synimin për ta bashkuar atë me një tjetër kompani që I garantoi atij listimin e kompanisë “Truth Media” në bursat ndërkombëtare.

Menjëherë pas këtij vendimi aksionet që Trump në bursat ndërkobëtare kapën vlerën e 3 miliardë dollarëve, rreth 6 herë më shumë se vlera e gjobës së vënë ndaj ish presidentit Amerikan nga Gjykata e Nju Jorkut.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!