Gjyqi ndaj Hunter Biden, Jill: Do ta mbështes gjithmonë

schedule15:47 - 11 Qershor, 2024

schedule 15:47 - 11 Qershor, 2024

Ndërsa juria në gjykatën në Shtetet e Bashkuara vijon procesin kundër Hunter Biden, e gjithë familja Biden ishte në gjykatë. E ëma e tij, gruaja dhe të tjerë ishin duke qëndruar në dhomën kryesore të gjykatës. E gjitha kjo pas një jave të dhimbshme dhe torturuese për pabesinë, divorcin dhe varësinë ndaj drogave.

Gratë në jetën e Hunter kanë luajtur një rol kryesor në gjykatë: Ish-gruaja Kathleen Buhele dëshmoi se ajo bën shpesh herë kontrolle në makinën e Hunter përpara se të hyjë vajza e vogël.

“Kam gjetur drogë, në shumë raste”, tha ajo në gjykatë.

Dhe zonja e parë, Jill Biden ka folur në gjykatë duke qëndruar besnike ndaj familjes. “E dua Hunter, dhe do ta mbështes përherë, aq sa të mundem. Kështu e shikoj unë”.

“Dhimbja u kthye në shpresë për dashurinë se ndoshta çifti mund të zëvendësojë atë që humbën, por nuk funksionoi, nuk doli siç duhej”.

Në gjykatë, Hallie, e veja e vëllait të Hunter, tha se ai e futi në rrugën e konsumimit të lëndëve narkotike. “Ishte një eksperiencë e tmerrshme, tha ajo. Jam e turpëruar”.

Në rast se Hunter Biden shpallet fajtor nga gjykata rrezikon një dënim prej 25 vitesh burg.

/abcnews.al