Gjyqi ndaj akuzave për gjenocid, Izraeli: Hipokrizia më e madhe në histori

schedule15:32 - 11 Janar, 2024

schedule 15:32 - 11 Janar, 2024

Ministria e Jashtme izraelite kritikoi Afrikën e Jugut në përgjigje të gjyqit për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë nga Afrika e Jugut.

“Sot ne ishim dëshmitarë të një prej shfaqjeve më të mëdha të hipokrizisë në histori, të shoqëruar nga një sërë pretendimesh të rreme dhe të pabaza,” tha Lior Haiat, një zëdhënës i ministrisë, në X.

Haiat akuzoi Afrikën e Jugut se “funksionon si krahu ligjor i Hamasit” dhe se ka injoruar masakrën e kryer nga grupi militant në Izrael më 7 tetor.

“Afrika e Jugut dënoi sulmet e Hamasit”, tha në gjykatë Ministri i Drejtësisë Ronald Lamola.

Por, tha ai, shtypja e popullit palestinez nuk filloi vetëm pas sulmeve të Hamasit, duke argumentuar se diçka e tillë ka vazhduar prej vitesh.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!