Gjyqi ndaj akuzave për gjenocid, gjykata urdhëron Izraelin të pezullojë operacionet ushtarake në Gaza

schedule14:20 - 11 Janar, 2024

schedule 14:20 - 11 Janar, 2024

Afrika e Jugut ka akuzar Izraelin për shkelje të Konventës së OKB-së për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, duke thënë se sulmi i 7 tetorit nga Hamasi nuk mund të justifikojë shkelje të tilla në Rripin e Gazës.

“Asnjë sulm i armatosur kundër territorit të një shteti, sado serioz të jetë ai nuk mund të justifikojë  shkelje të konventës,” tha Ministri i Drejtësisë i Afrikës së Jugut, Ronald Lamola, përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Sipas, gjyqtarëve Izraeli po shkel angazhimet sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për gjenocidin të nënshkuar në 1948, e cila u krijua pas Holokaustit.

Fushata e bombardimeve të Izraelit synon “të shkatërrojë jetën palestineze” dhe po i shtyn palestinezët “në prag të urisë “, i tha gjykatës avokatja afrikano-jugore Adilla Hashim.

“Gjenocidet nuk janë kurrë të paramenduara, por kjo gjykatë ka përpara prova që tregojnë për akte gjenocidale,” tha ajo.

Ndërkohë, Vusi Madonsela, ambasadori i Afrikës së Jugut në Hagë përfundoi ditën e parë të seancës duke detajuar kërkesat e vendit për masa të përkohshme. Ai kërkoi që masat të konsideroheshin “si një çështje ekstreme urgjente”.

Ndër masat e përkohshme të kërkuara përfshijnë:

Që Izraeli të pezullojë operacionet e tij ushtarake në dhe kundër Gazës

Që Izraeli të sigurojë ushtrinë e tij,  dhe çdo grup të lidhur me të të ndalojë çdo operacion ushtarak

Që Izraeli mos të vrarë civilët palestinezë

Që Izraeli të ndalojë zhvendosjen e popullit palestinez nga shtëpitë e tyre dhe të sigurojë që ata të kenë akses në ushqim, ujë, kujdes shëndetësor dhe infrastrukturë bazë

Që Izraeli të ndërmarrë “të gjitha veprimet e arsyeshme brenda fuqisë së tij për të parandaluar gjenocidin”.

Ndërkohë, avokati britanik Vaughan Loëe, i cili përfaqësoi Afrikën e Jugut i bëri thirrje Izraelit të ndalojë operacionin ushtarak.

Ai tha se pa masat e përkohshme, ekziston një “rrezik serioz që të kryhet gjenocid”, prandaj Afrika e Jugut po bën thirrje për “pezullimin e operacioneve ushtarake të Izraelit në dhe kundër Gazës”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!