Gjyqet zgjasin deri në 7 vite/ Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Korçë: Të shtohen gjyqtarët

schedule11:20 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 11:20 - 8 Dhjetor, 2023

Harta e re gjyqësore është shoqëruar me vonesa në dhënien e vendimeve të formës së prerë. Me numërin e çeshtjeve të gjykuara, dhe me ato të grumbulluara nga gjykatat e mbyllura të apeleve nëpër qarqe, një qytetari i duhet mesatarisht të presë deri në 7 vjet që të ketë një vendim gjyqësor të ekzekutueshëm.

Për Kryetarin e dhomës së avokatisë në Korçë Arben Lena, kjo situatë ishte e pritshme. Sipas tij, kjo situatë është krijuar për shkak të grumbullimit të dosjeve nga gjykatat e rretheve si dhe nga numri i reduktuar i gjyqtarëve.

Sipas avokatit e njëjta gjendje është dhe me harten e re në Gjykatën Administrative. Për shkak të rritjes së kostos financiare, shumë çeshtje administrative, kryesisht gjoba nuk po ankimohen.

Dhoma e Avokatisë për te kapërcyer situatën e krijuar, ka sugjeruar si zgjidhje që në Gjykatën e Apelit te merren gjyqtarë “ad hoc”, me kontratë të perkohshme, ku të gjykohen dosjet e grumbulluara./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!