Gjyqet për pronat, Gjykata e Lartë ndan çështjen e kompetencës

schedule16:04 - 16 Qershor, 2018

schedule 16:04 - 16 Qershor, 2018

Gjykata e Lartë ka arsyetuar vendimin që njëson praktikën gjyqësore në çështjet e pronësisë. Vendimi i siguruar nga ABC News zgjidh çështjen e kompetencës së gjykimit të çështjeve të pronësisë, pas kaosit të krijuar nga mungesa e dispozitave tranzitore të ligjit “për trajtimin e pronës”.

Gjykata e Lartë ka zbardhur arsyetimin e një vendimi njësues që zgjidh çështjen e kompetencës në rastet konflikteve gjyqësore të kthimit e kompensimit të pronës. Në vendimin e shpallur në 7 Shkurt 2018 nga një Kolegj Civil i përbërë nga Artan Broci, kryesues dhe Medi Bici e Shkëlzen Selimi anëtarë, gjykata i jep fund qëndrimeve të ndryshme nga gjykata të ndryshme për shkak të mangësive të dispozitave tranzitore të ligjit “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimit të pronave”.

Ky ligj hyri në fuqi në 23 Shkurt 2016 dhe prej tij u krijua Agjencia e Trajtimit të Pronës (ATP), organi të cilit i kaluan të drejtat dhe detyrimet e Agjencisë së Kthimit e Kompesimit të Pronës. Ndonëse pati si qëllim përfundimin e procesit të trajtimit të pronës përmes njohjes dhe kompensimit, mungesa e dispozitave kalimtare futi në “ngërç” procesin. Për këtë shkak Gjykata e Lartë, në një çështje të ardhur nga Apeli i Korçës shtroi katër çështje për njësim të praktikës gjyqësore.

Në përfundim Kolegji Vendosi se për shqyrtimin e padive të regjistruara në gjykatë pasdatës 23.06.2016 kur hyri në fuqi ligji “për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompesimit të pronave” të paraqitura nga ish-pronarët apo trashëgimtarët e tij kundër vendimit të dhënë nga ish-KKKP-të, ish-ZRVKKP-të, apo ish-AKKP-të, që ka vendosuar bazuar në ligjin e mëparshëm, gjykatë kompetente do të jetë gjykata e Apelit.

Përsa i përket kërkimeve për njohjen e së drejtës, kompetente është Gjykata e Apelit në territorin e të cilës ndodhet sendi i paluajtshëm. Për kërkimet për vlerën e kompensimit, kompetente është Gjykata Administrative e Apelit. Gjykata e Lartë vendoste se gjykimi i padive kundër vendimeve të ish-institucioneve të trajtimit të pronës mbi senbde të paluajtshme, kompetente janë gjykatat e Shkallës së Parë, ku ndodhet sendi i paluajtshëm.

Në të njëjtin vendim, Kolegji i Civil njësonte se gjykimi i padive kundër vendimeve të ish-AKKP-së, të ish-KKKP-ve, apo ish-ZRAKKP-ve, të ngritura dhe të regjistruara në gjykata para datës së hyrje së ligjit në fuqi, do të vazhdojë dhe do të përfundojë nga Gjykatat Civile të Shkallës së Parë në territorin e të cilave ndodhet sendi i paluajtshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!