Gjyqet dhe borxhet një makth, Tirana duhet të shlyejë Edon Hasanin

schedule09:40 - 17 Mars, 2022

schedule 09:40 - 17 Mars, 2022

Tirana duhet të shlyejë një tjetër, ndërkohë që numërimi mbrapsht për licencimin për në kupat e Europës ka nisur. Kriteri financiar është një nga kushtet kryesore dhe në kampin bardheblu do të duhet të gjejnë një zgjidhje për borxhet që kanë.

Edon Hasani është një prej futbollistëve që pret të shlyhet nga Tirana dhe burime ta abcnews.al bëjnë me dije se mesfushori shkodran, tashmë pjesë e skuadrës së Kastriotit, ka kërkuar ekzekutimin e vendimit të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

Mes mesfushorit dhe bardhebluve nuk u arrit një marrëveshje në seancën e pajtimit dhe më pas u zhvillua gjyqi, që nxori fitues Hasanin. Në fund u vendos që Tirana duhet të shlyente futbollistin, në llogaritë e të cilit duhet të shkojnë 9 mijë euro dhe pagesa e bërë për hapjen e gjyqit.

Pavarësisht se vendimi është marrë që në shtator, ende nuk është zbatuar dhe tashmë Komisioni i Disiplinës pritet që të vendosë edhe një ultimatum që Tirana ta ekzekutojë vendimin brenda 30 ditësh, ndryshe do të ketë të tjera masa, që nisin me heqjen e tre pikëve.

Me siguri Tirana do t’i japë zgjidhje kësaj situate, pasi është në vendin e parë në renditje dhe nuk mund të rrezikojë për një shifër relativisht të ulët për të ardhurat që pritet të arkëtojë nga pjesëmarrja në kupat e Europës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!